Kompania “Antracit” që merret me shitjen e aksesorëve për mobilje e kuzhina, ka siguruar përfaqësimin për Kosovë të super brendit “Hettich”, në mënyrë që ti mundësojë prodhuesve kosovarë rritjen e konkurrencës në tregjet e jashtme, në saje të përdorimit të aksesorëve të klasit botëror në produktet e tyre.
Eksporti i produkteve të mobilierisë, përfshirë kuzhinat, nga Kosova po rritet nga viti në vit. Tregu evropian është njëri prej caqeve kryesore të këtyre eksporteve, madje në renditjen e eksporteve nga Kosova, sipas të dhënave të vitit 2021, produktet e mobilierisë zënë vendin e dytë, me 156 milionë euro.
Duke e parë këtë trend, kompania “Antracit” që merret me shitjen e aksesorëve për mobilie e kuzhina, ka siguruar përfaqësimin për Kosovë të super brendit “Hettich”, në mënyrë që ti mundësojë prodhuesve kosovarë rritjen e konkurrencës në tregjet e jashtme, në saje të përdorimit të aksesorëve të klasit botëror në produktet e tyre.
“Marrëveshja jonë me kompaninë gjermane ‘Hettich’ mundëson që produktet e mobilierisë e kuzhinave ‘Made in Kosova’ të punohen me aksesorë të cilësisë së lartë, ashtu që të përmbushen të gjitha pritjet, standardet e kërkesat për cilësi të tregut evropian”, thotë Blerim Oseku nga kompania “Antracit”.
Prodhuesit e mëdhenj nga ky sektor, kanë njohuri për produktet e “Hettich”, pasi bëhet fjalë për një superbrend me një traditë të operimit prej vitit 1888, ku në gjirin e saj ka mbi 7,000 të punësuar me shtrirje në 80 shtete të botës, të cilët punojnë drejt një objektivi: zhvillimin e teknologjisë inteligjente për mobilie, për të emocionuar njerëzit anembanë globit. Kësisoj “Hettich” është një partner i vlefshëm për industrinë e mobilieve, meqë vlerat që përfaqëson ky brend janë cilësia dhe inovacioni, që shoqërohen me besueshmërinë dhe afërsinë me klientët.
View this post on Instagram
“Hettich” dallohet për faktin se ndërthur në mënyrë të përkryer teknologjinë, funksionalitetin dhe dizajnin inteligjent. Kjo kompani gjermane zhvillon dhe prodhon një gamë të gjerë pajisjesh, nga sistemet e sirtarëve dhe mbajtëseve deri te menteshat, dorezat dekorative si dhe pajisje për dyer të palosshme dhe rrëshqitëse. E tërë kjo realizohet me idenë se mobiliet e mira kanë nevojë për zgjidhje të mira – për shtëpinë, botën e punës dhe cilësinë e jetës. Një qasje e tillë ka mundësuar që të jetë edhe fitues i çmimeve prestigjioze botërore për dizajn, inovacion e cilësi.
“Gjatë hulumtimeve tona jemi përqendruar që ti gjejmë aksesorët më të mirë për industrinë e mobilieve dhe kuzhinave. Këtë e kemi gjetur te ‘Hettich’ dhe jemi angazhuar shumë që ta sjellim në tregun e Kosovës, marrë parasysh edhe faktin se për rangun e vet i ka çmimet më të volitshme”, thekson Oseku, duke nënvizuar se të gjitha produktet e këtij brendi vijnë me garanci shumëvjeçare.
Në të njëjtën kohë, përkundër telasheve në nivelin global në zinxhirin e furnizimit, “Hettich” ka kapacitet të mjaftueshëm të prodhimit, si dhe mundëson furnizim konstant, përderisa “Antracit” ka shfrytëzuar të gjitha resurset e veta që aksesorët të jenë në dispozicion të prodhuesve vendorë, ku tashmë edhe janë lidhur disa marrëveshje me prodhuesit me renome në Kosovë.
“Antracit” është kompani me seli në Prizren që distribuon në tërë territorin e Kosovës aksesorë për mobilie dhe kuzhina, me një përvojë 25 vjeçare në këtë sektor.
Të gjithë të interesuarit për produktet e brendit gjerman “Hettich” mund ti vizitojnë zyrat e kompanisë “Antracit” në Prizren, apo të kontaktojnë përmes telefonit 044 666 565 dhe e-mailit info@antracit.net
Gjithashtu për më shumë hollësi mund të vizitojnë web faqen e kompanisë www.antracit.net apo në rrjetet sociale facebook dhe instagram.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ngritja e çmimit të rrymës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve të tjera

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja