Site icon Telegrafi

Antonela Berisha: Iliri dhe Arjola janë banorët më falsë brenda shtëpisë

Anontela Berisha është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP disa javë më parë.

Gjatë qëndrimit në spektaklin e famshëm, ajo u përball me situata të ndryshme, debate e bëri po ashtu edhe shumë rrëfime nga jeta private dhe ajo profesionale.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” ndërkohë në një lojë të përfshirë në programin e “E diell” ka zbuluar se cilët ishin banorët falsë brenda shtëpisë.

Antonela Berisha (Foto: YouTube)

Ajo etiketoi balerinin Ilir Shaqiri dhe aktoren Arjola Demiri duke treguar edhe arsyet për mendimin e dhënë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

“Unë e mendoja shumë ndryshe Ilirin para se të hyja duke parë edhe ato skenat nga jashtë që kam thënë ta shikoj edhe me një sy ndryshe e kuptoj gjithmonë që është një fasadë dhe gjithë javës rri super i qetë dhe pastaj në prime mundohet të krijoj ndonjë situatë thjesht që të përflitet për të”, tha ajo për Ilirin.

Antonela Berisha (Foto: YouTube)

“Pavarësisht të gjithave përdor gjithmonë atë imazhin e vuajtjes që unë nuk jam dakord dhe baraspeshon vuajtjet e të tjerëve me të vetat dhe thotë unë kam më shumë vuajtje se ju ndërkohë që nuk ia di historinë shumë personave, nuk flas për veten këtë rast por edhe shumë personave të tjerë që janë atë”, kanë qenë fjalët e Antonelës për Demirin.

Berisha duhet theksuar se u bë e famshme për publikun me pjesëmarrjen në emisionin e dashurisë, “Përputhen”. /Telegrafi/

Antonela Berisha (Foto: Instagram)
Exit mobile version