Tifozët e boksit janë zhgënjyer pasi Anthony Joshua njoftoi se lufta e tij e ardhshme nuk do të zhvillohet në korrik.
Në fillim të prillit, Joshua u rikthye në ring për herë të parë pas humbjes për herë të dytë ndaj Oleksandr Usyk.
Në O2 Arena në Londër, Joshua arriti të mposhtë amerikanin Jermaine Franklin me një fitore me pikë.
Javën e kaluar, Joshua pretendoi se do të rikthehet në ring brenda tre muajve.
Ai tha për One Shoë të BBC: “U bënë nëntë muaj që kur isha për herë të fundit në ring (para duelit me Franklin)”.
“Nuk dua ta lë përsëri kaq gjatë. Dua të rikthehem atje në tre muajt e ardhshëm”. Joshua shtoi: “Patjetër që do të luftoj në tre muajt e ardhshëm, kundër kujt? Ende nuk dihet”.
Megjithatë, që atëherë ai ka njoftuar se lufta e tij e radhës do të jetë në dhjetor.
Nëpërmjet Instagramit, Joshua shkroi: “Ndeshja ime e radhës është planifikuar për në dhjetor. Jo ideale, por gjithçka është pjesë e një tabloje më të madhe”.
Natyrisht, fansat kanë shprehur zhgënjimin e tyre në rrjetet sociale.
Njëri tha: “Aspak serioz”. Një tjetër shkroi: “Dhjetor.. lol.. lufta ndoshta binte ndesh me pushimet e tij në Ibiza”.
I treti shtoi: “Surprizë surprizë… Kjo epokë e vendimeve të boksierëve mund të jetë diçka e veçantë, por të gjitha këto 1/2 luftime në vit, plus shmangia, ulja, pritja dhe mashtrimet e tjera i bëjnë të gjitha një humbje kaq masive. E di që nuk është asgjë e re, por nuk e bën të drejtë”.
Dikush tjetër shkroi: “Nuk do t’i bëjë mirë atij ky pushim i gjatë”.
Joshua ka deklaruar më parë se do të donte të dilte në ring me kampionin aktual të peshave të rënda WBC, Tyson Fury. /Telegrafi/
Anthony Joshua on Instagram today stating that his next fight will now be in December, not July as previously hoped… pic.twitter.com/JKEVMQpfVa
— Michael Benson (@MichaelBensonn) April 9, 2023