Ylli i “Coronation Street”, Anthony Crank, ka ndarë me fansat një lajm të lumtur: ai është fejuar me partnerin e tij prej kohësh, Craig Lomax.

Aktori 51-vjeçar publikoi lajmin të premten përmes një postimi emocional në Instagram, ku ndau një foto të unazave të tyre elegante – unaza të trasha ari me një gur katror ngjyrë blu.


Në mbishkrimin e postimit, Anthony shkroi thjesht: “@craig_lomax 31/12/2016 - ????”, duke përkujtuar datën e nisjes së lidhjes së tyre. Po të njëjtën fotografi e ndau edhe Craig në profilin e tij, duke treguar dashurinë dhe partneritetin që kanë ndërtuar gjatë këtyre nëntë viteve së bashku, shkruan DailyMail.

100860909 14964287 Coronation Street star Anthony Crank has announced his engagemen m 9 1754090639883

Anthony Crank u bë i njohur për publikun me rolin e Dean Turnbull, një trafikant droge në serialin popullor britanik Coronation Street, ku luajti nga viti 2022 deri në 2024.

Roli i tij solli tension dhe dramë, përfshirë një skenë të rrezikshme me personazhin Abi Webster, të cilën e la në një situatë të rrezikshme për jetën.

100860911 14964287 image a 10 1754090645501

Përpara karrierës së tij në telenovela, Anthony ka drejtuar emisionin e mëngjesit T4 në Channel 4 dhe ka pasur role të tjera televizive në seriale si Hollyoaks, Shameless, The Syndicate dhe Accused.

Aktori u pa për herë të fundit në “Coronation Street” në maj të këtij viti, dhe nuk është konfirmuar nëse do të rikthehet në serial. Megjithatë, jeta e tij personale po lulëzon, dhe fejesa e tij me Craig është një tjetër hap i bukur në rrugëtimin e tyre të përbashkët. /Telegrafi/