LAJMI I FUNDIT:

Antarktide, 124 liqene nën akull

Antarktide, 124 liqene nën akull

Zbulohen 124 liqene të cilat ndodhen prej miliona vitesh nen akujt e Antarktidës. Ata sot nuk janë më sekrete, pozicioni i tyre është zbuluar me koordinata të sakta fals satelitit të NASA-s, "Icesat".

Lajmi është publikuar në “Journal of Glaciology” ku thuhet se liqenet janë formuar në kohëra të ndryshme, por shumica e tyre kanë qindra vjet nën akull dhe për këtë paraqesin një rëndësi të veçantë për studiuesit.

Kështu sipas shkencëtarëve ata, duke qenë të izoluar nga masa akujsh në sipërfaqe dhe bazamentin tokësor në thellësi, duhet të kenë ruajtur disa veçori të bimësisë dhe gjallesave ujore prehistorike.

Ndërkaq vëzhgimet e NASA-s mbi kontinentin e akullt kanë filluar që në vitin 1996 ku është vënë re një fryrje liqeneve nga shkrirja e akujve si pasojë e ngrohjes globale si dhe zona ku ndodhen liqene të sapoformuara ose në formim e sipër. /tch/