Dhjetëra protestues u mblodhën të martën përpara ambasadës së Kosovës në kryeqytetin turk, Ankara. Ata shfaqen pakënaqësinë me vendimin e Kosovës për të hapur ambasadën në Jerusalem të Izraelit.
Protesta, e organizuar nga Organizata e Ndihmës Humanitare (IHH) dhe Sindikata Memur-Sen, morën pjesë aktivistë turq dhe studentë arabë.
“Ne besojmë se lëvizja e Kosovës për të hapur një ambasadë në Jeruszalem do të mbetet si një pikë e zezë në histori”, tha Zahid Sengul, një figurë kryesore e Memur-Sen.
Deklarata gjithashtu nxiti udhëheqësit e Kosovës që të ndryshojnë vendimin e tyre.
Ata gjithashtu kanë kërkuar nga liderët kosovarë që ta tërheqin vendimin, raporton aa.
“Ashtu siç e mbrojtëm ne Kosovën që na kushtoi me jetë gjatë luftës për pavarësi, ne do të qëndrojmë për shtetin e Palestinës që po lëngon nga pushtimi i Izraelit”, është thënë në deklaratë.
Një studente jordaneze, Jilan Abu al-Rub, që mori pjesë në protestë, tha se ajo dënon ashpër këtë lëvizje të Kosovës.
Ndërkohë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në letrën e urimit për Kurtin: Do të ishte e dobishme nëse do të rishikonit vendosjen e ambasadës në Jerusalem.
Ndryshe, Kosova ka hapur ambasadën e saj më 14 mars të këtij viti në Jerusalem. /Telegrafi/