Anisa Veseli shpërthen në rrjete sociale: Keni kujdes kujt i ndihmoni, marre - unë jam e shokuar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anisa Veseli, ka ndarë një mesazh të fortë në Instastory, ku duket se i është drejtuar dikujt që e ka zhgënjyer shumë.
Përmes një postimi, artistja shkroi për njerëzit që i ka ndihmuar, u ka qëndruar pranë dhe më pas është tradhtuar nga ta.
“Kam ra në jetë me taku lloj lloj njeri”, nis mesazhi i ish-banores së Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo nuk përmendi emra, por thekson se ndjehet e shokuar nga veprimet e dikujt që, sipas saj, e kanë tradhtuar besimin e saj.
“Keni kujdes kujt i ndihmoni e kujt i rrini afër se unë jom zgjuar e shokuar sot”, tha tutje ajo.

Në fund, e njëjta ka lënë të kuptohet se nuk përjashton mundësinë që kjo çështje të dalë edhe publikisht.
“Nëse është nevoja edhe publike kom me bo se s’ka tolerime mo për njerëz që e ndan kafshatën e gojës me ta”, theksoi ndër tjerash.
Mbetet për t’u parë në vazhdim nëse do të ketë ndonjë zhvillim, se kujt i është drejtuar Veseli. /Telegrafi/































































