LAJMI I FUNDIT:

Androidly është ora e parë e mençur!

Androidly është ora e parë e mençur!

Një grup studentësh nga India, në mesin e tyre edhe një 17 vjeçar, i kanë mundur emrat e mëdhenj të industrisë si Apple, Google dhe Sony, duke u bërë kompania e parë në botë e cila ka debutuar me orë të mençur.

Ora e quajtur Androidly është e pajisur me Bluetooth, GPS, Wifi dhe kamerë. Pajisja mobile posedon edhe 16GB memorie dhe portin për sim kartelë. Çmimi i orës Androidly është 179 euro.

Edhe pse Sony së fundmi ka prezantuar një orë e cila lidhet pa tela me telefonat e mençur, Androidly është ora e parë e mençur e cila ka të integruar të gjithë sistemin operativ Android, dhe e njëjta ofron mundësinë për lidhje me sim-kartelë.

Për më tepër, ekrani i orës së re – Androidly posedon ekranin me diagonale prej 2 inçësh dhe kamerën me 2.2 mega-piksel. Pajisja gjithashtu vjen me dëgjueset, kamerën dhe mikrofonin, ndërsa e njëjta mund të përdoret edhe si USB për ruajtjen e të dhënave, apo shpërndarjen e tyre me pajisjet tjera mobile. / Telegrafi /