LAJMI I FUNDIT:

Android aktivizon 700 mijë pajisje në ditë

Android aktivizon 700 mijë pajisje në ditë

Herën e fundit që është folur për shifrat e aktivizimeve të Android, Google kishte thënë se ajo aktivizon më shumë se 550 mijë pajisje mobile Android në ditë, ndërsa tani Andy Rubin ka lëshuar disa të dhëna të reja të cilat tregojnë rritjen e mëtutjeshme të platformës mobile të Google.

Sipas shefit të sistemit operativ Android, Andy Rubin, tani janë mbi 700,000 pajisje mobile Android që aktivizohen çdo ditë, ose 22 milionë pajisje brenda një muaji.

Sipas përfaqësuesit të Android, Google vetëm njëherë e numëron një pajisje, pasi që pajisjet mobile që shiten ose ri-aktivizohen nuk hyjnë në listën e pajisjeve të aktivizuara. / Telegrafi /