Andonovski: Për herë të parë ligj për qasjen e personave me nevoja të veçanta në ueb faqet dhe aplikacionet shtetërore

“Po krijojmë një kornizë juridike që do t’u mundësojë personave me aftësi të kufizuar, personave të verbër, si dhe qytetarëve të moshuar pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë në shoqërinë dixhitale”, theksoi ministri për Transformim Dixhital Stefan Andonovski, në debatin e sotëm publik për draft-ligjin për qasje në ueb faqet dhe aplikacionet celulare të institucioneve nga sektori publik.
Andonovski, siç kumtoi Ministria, e ka theksuar qëllimin e Qeverisë për krijimin e një shoqërie dixhitale plotësisht gjithëpërfshirëse.
Në debatin publik, të organizuar nga Ministria për Transformim Dixhital, morën pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore, sektori joqeveritar, organizatat ndërkombëtare dhe bashkësia akademike, duke demonstruar rëndësinë e këtij legjislacioni për shoqërinë e Maqedonisë.
“Ky ligj është një hap thelbësor drejt sigurimit të qasjes së plotë në ueb faqet qeveritare për personat me aftësi të kufizuar. Kjo është një çështje e cila me ndihmën e teknologjisë, do të mundësojë të drejtat themelore të njeriut dhe qasje të barabartë te informatat dhe shërbimet për të gjithë qytetarët”, ka theksuar Andonovski.
Ligji, i cili buron nga Direktiva e BE-së 2016/2102, parashikon masa gjithëpërfshirëse për sigurimin e qasjes, duke përfshirë qasjen e lehtë dhe të kuptueshme në përmbajtje, funksionimin e ndërfaqes dhe qëndrueshmërinë e zbatimit teknik. Për ndjekjen e zbatimit të ligjit, Ministria për Transformim Dixhital do të përkushtohet në harmonizimin, sigurimin e trajnimeve dhe nxjerrjen e udhëzimeve teknike.
“Vizioni ynë është i qartë – po ndërtojmë një shtet dixhital në të cilin çdo qytetar, pa përjashtim, do të ketë qasje të barabartë te informatat dhe shërbimet. Ky ligj është pjesë e përpjekjeve më të gjera të shtetit për plotësimin e detyrave nga Agjenda reformuese, Konventa e KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar nga viti 2011”, ka theksuar Andonovski.
Ai theksoi se ky proces kërkon kohë dhe resurse, por se ky është një investim në një të ardhme më të mirë në të cilën transformimi dixhital me të vërtetë nuk lë askënd pas. “Një e ardhmme në të cilën teknologjia shkatërron barriera dhe nuk i krijon ato”, ka theksuar Andonovski në fjalimin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Banorët e Zdunjës në Gostivar: Për shkak të ndërtimit të Korridorit 8, po shkatërrohet një pjesë e varrezave

Një i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Laç, çfarë thotë policia

Prokuroria e Shkupit: Përfundon hetimi për keqpërdorimet në Onkologji

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri