Ancelotti: Nuk ka asgjë të re për Di Marian

Paris Saint-Germaini dhe Manchester Unitedi janë të interesuar për anësorin argjentinas, ndërsa thuhet se ai tashmë ka arritur marrëveshje me klubin francez.
Ndërkohë, Lopez konsiderohet si tepricë pas transferimit të Keylor Navas dhe për të janë të interesuar Monaco dhe Chelsea.
Sido që të jetë, Ancelotti thotë se nuk ka ndonjë informacion të ri për këta dy lojtarë.
“Nuk ka asnjë lajm të ri. Ai (Di Maria) është ende në pushime dhe do të kthehet në stërvitje me Real Madridin më 5 gusht, siç është planifikuar”, ka deklaruar Ancelotti.
Për Diego Lopezin ka thënë se “ai është lojtar i Real Madridit”. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































