Ancelotti: Milani do të ketë sukses në LK

Milani u eliminua nga Tottenhami në rundin e parë të fazës eliminuese sezonin e kaluar dhe Ancelotti mendon se të zgjedhurit e trajnerit Massimiliano Allegri do të jenë të etur të performojnë më mirë këtë vit.
“Milani është një ekip i cili vërtet ka impresionuar vitin e kaluar në Serie A. Ata bënë një punë të shkëlqyeshme në vitin e parë me Allegrin në drejtim dhe pres ata të jenë të stimuluar t’ia dalin mirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Ata kanë një histori të shkëlqyeshme në këtë turne dhe do të duan të përmirësohen në krahasim me sezonin 2010/11”, ka thënë Ancelotti për La Repubblica. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































