Për të investiguar nëse Kurani është me të vërtetë më i dhunshëm se Bibla, inxhinieri Tom Anderson mori në studim librat e shenjtë për të gjetur se kush përmbante më shumë dhunë.

Në një postim në blogun e tij, Anderson shpjegon: “Projekti u inspirua nga debati i vazhdueshëm publik për çështjen nëse terrorizmi është i lidhur me fundamentalizmin islamik dhe nëse reflektohet dukshëm dhuna në Islam në krahasim me fetë e tjera të mëdha”.


Duke përdorur softuere analitike, ai ka analizuar Versionin e Ri Ndërkombëtar të Dhiatës së Re dhe asaj të Vjetër si dhe një version në gjuhën angleze të Kuranit që nga viti 1957.

Iu desh vetëm dy minuta programit të tij për të lexuar dhe analizuar të tre librat. Duka i kategorizuar fjalët në 8 emocione – Gëzim, Pjesëmarrje, Zemërim, Neveri, Mërzi, Surpridim, Frikë dhe Besim – analiza zbuloi se Bibla kishte më shumë fjalë zemërimi dhe nervozizmi dhe më pak fjalë besimi se sa Kurani.

Analiza të mëtejshme zbuluan se Dhjata e Vjetër ishte më e dhunshme se Dhjata e Re, dhe dy herë më i dhunshëm se Kurani.

Anderson përmbledh: “Nga të tre tekstet, përmbajtja në Testamentin e Vjetër duket të jetë më i dhunshmi”.

“Vrasjet dhe shkatërrimet duken më shumë të përdorura në Dhjatën e Re (2.8%), në Kuran (2.1%) ndërsa në Dhjatën e Vjetër arrijnë në (5.3%), transmeton tiranaosberver.

Megjithatë ai shton: “Dua ta bëj të qartë që nuk e bëmë këtë eksperiment për të parë nëse është Islami feja më e dhunshme apo jo. Duhet ta ritheksoj se kjo analizë është sipërfaqësore dhe rezultatet nuk mund të themi se janë përfundimtare”.