Aleatët e NATO-s po përgatiten për marrëdhënie transatlantike potencialisht të trazuara pas fitores së zgjedhjeve presidenciale amerikane nga republikani Donald Trump.
Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Presidenti Trump vuri në pikëpyetje rëndësinë e NATO-s dhe qortoi vazhdimisht aleatët se kishin dështuar të shpenzonin mjaftueshëm për mbrojtjen.
Por siç raporton Zëri i Amerikës, shumë vende evropiane po i bëjnë jehonë thirrjeve për rritjen e shpenzimeve ushtarake përballë kërcënimit nga Rusia.
Siç shkruan VOA, këtë javë, zyrtarët amerikanë morën pjesë në hapjen e një baze amerikane në Poloni për mbrojtjen nga raketat balistike, që ishte planifikuar të hapej në vitin 2008. Varshava zyrtare e vlerësoi angazhimin e treguar nga presidentët amerikanë.
“Shtetet e Bashkuara janë me të vërtetë një garantues i sigurisë së Polonisë, si dhe të gjithë aleancës së Atlantikut të Veriut”, deklaroi presidenti polak.
Fjalë të ngrohta për Uashingtonin, por nën sipërfaqe ka shqetësime mbi angazhimin e presidentit të ardhshëm amerikan lidhur me sigurinë e Evropës.
Në vitin 2017, Trump e cilësoi NATO-n si “të vjetëruar” dhe kritikoi vazhdimisht aleatët e aleancës.
“Njëzet e tre nga 28 vendet anëtare ende nuk po paguajnë atë që duhet të paguajnë për mbrojtjen e tyre. Kjo nuk është e drejtë për taksapaguesit e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi ai gjatë mandatit të parë, në maj të viti 2017.
Në takimin e NATO-s të vitit 2018, aleatët thanë se Trump kërcënoi se do t’i tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga aleanca nëse vendet evropiane nuk do të rrisnin shpenzimet ushtarake.
Në atë kohë Trump pretendoi se pati sukses.
“Të gjithë kanë rënë dakord për të rritur ndjeshëm angazhimet e tyre. Ata do të rrisin shpenzimet në ato nivele që nuk i kanë menduar kurrë më parë”, deklaroi Trump në atë kohë.
Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale Trump shkaktoi sërish tronditje për NATO-n.
“Një nga presidentët e një vendi të madh më pyeti: ‘Zotëri, nëse nuk paguajmë dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni?’ Unë i thashë: ‘Nuk keni paguar? Ai tha: ‘Jo’. Jo, nuk do të të mbroja. Në fakt, unë do t’i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Ju duhet të paguani, ju duhet të paguani faturat tuaja”.
Aleatët e NATO-s mund të përballen me një trysni të re për të shpenzuar më shumë kur Trump të marrë detyrën, thotë Fabrice Pothier, një ish drejtues i planifikimit të politikave të NATO-s.
“Nuk jam aq i sigurt se mund të flasim për një kërcënim ekzistencial për NATO-n, si në vitin 2018. Por mund të them se ai do të kërkojë marrëveshje të vështira. Jo vetëm për të arritur pak a shumë objektivin e shpenzimeve ushtarake, por ndoshta për të përgatitur terrenin për rritjen e shpenzime me 2.5 ose 3% gjatë takimit të ardhshëm të NATO-së që mbahet në qershor në Hagë”, thotë ai.
Një qasje e tillë ka të ngjarë të mirëpritet nga shumë shtete evropiane, pas agresionit rus ndaj Ukrainës.
“Aleatët e frontit lindor si Polonia, për shembull, por edhe vendet baltike dhe madje edhe vendet nordike tani po e shohin këtë si një gjë të mirë. Por unë mendoj se ka ende disa shqetësime në të gjithë aleancën kur flitet për shpenzimet që mund të minojë besueshmërinë e mbrojtjes kolektive”, thotë Fabrice Pothier, një ish drejtues i planifikimit të politikave të NATO-s.
Trump ka emëruar Matthew Whitaker si kandidat për postin e ambasadorit amerikan në NATO.
Në një deklaratë me shkrim, Trump thekson se Whitaker “do të forcojë marrëdhëniet me aleatët tanë të NATO-s” – dhe se ai “do t’i jap përparësi Amerikës”.
Emërimi i tij duhet të konfirmohet nga Senati. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes – Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Kjo do të ndryshojë botën – australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët