Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, John Kirby njoftoi në fund të dhjetorit se grupi mercenar rus Wagner po zgjeron ndikimin e tij. Zëri i Amerikës thotë se kompania private ushtarake ruse po rekruton të dënuar dhe ka marrë armë nga Koreja e Veriut.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, thotë se grupi mercenar rus Wagner, ashtu si ushtria ruse, po përjeton mungesa në radhët e tij dhe po rekruton të dënuar.
Kirby thotë se kreu i kompanisë private Wagner, Yevgeny Prigozhin ka shkuar personalisht në burgjet ruse për të rekrutuar të dënuar për të luftuar në vijën e parë të frontit.
“Duket se zoti Prigozhin është i gatshëm të sakrifikojë jetë rusësh në Bakhmut. Në fakt, rreth një mijë luftëtarë të Grupit Wagner janë vrarë atje në luftime javët e fundit, dhe ne besojmë se 90% nga ata një mijë luftëtarë ishin ish-të burgosur”, tha ai.
Olga Romanova është themeluesja e grupit të të drejtave civile “Rusia prapa Hekurave”.
“Ata nuk janë të interesuar për ideologjinë; atyre u interesonte të liroheshin. Ata donin të ishin të lirë të bënin atë që bënin kur ishin në banda, për të qenë jashtë qelisë, për të mos pasur rregulla”, thotë ajo.
Kirby thotë se ndikimi i Grupit Wagner po rritet. Prigozhin ka kritikuar disa herë publikisht gjeneralët e ushtrisë ruse për strategjinë e tyre të dështuar në Ukrainë.
Analistët thonë se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë është përgjigjur negativisht ndaj fushatës së rekrutimit të Grupit Wagner.
“Në fakt grupi Wagner po konkurron me njësitë ushtarake të ushtrisë ruse dhe po rekruton nga burgjet. Përshtypja është se të burgosurit janë të egër, por kjo nuk do të thotë se ata kanë trajnim të mirë ushtarak. Kjo tregon se sa e dobët është ushtria ruse”, tha Ivan Eland nga Qendra për Paqen dhe Lirinë.
Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane, Peter Zwack, është dakord.
“Kur përdor forca alternative ndaj trupave të ushtrisë dhe nuk arrin asgjë, kjo reflekton negativisht për ushtrinë ruse”, tha ai.
Shumë të dënuar e shohin rekrutimin nga grupi Wagner si mënyrë shpëtimi nga burgu. Romanova thotë se ata nuk janë të motivuar për të luftuar, por përkundrazi e shikojnë rekrutimin si një biletë drejt lirisë. Megjithatë, shumë prej tyre, pasi rekrutohen, përpiqen të largohen ose ndryshojnë palë dhe u bashkohen Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Grupi Wagner nuk ngurron të kundërpërgjigjet. Në mes të nëntorit, qarkulloi një video që tregonte mercenarët e grupit Wagner duke ekzekutuar një anëtar të grupit që dezertoi në Ukrainë.
“Shumë ranë dakord të bashkoheshin me grupin Wagner duke shpresuar të iknin menjëherë. Kjo është arsyeja pse mijëra prej tyre dorëzohen, dezertojnë. Kjo është arsyeja që shohim ekzekutime pa gjyq. Dhe Prigozhin bëri një gabim të madh sepse mendoi se këto ekzekutime do t’i bënin të dënuarit që të kishin frikë të iknin, por ata thjesht nuk po bashkohen më me Grupin Wagner”, thotë Romanova për Zërin e Amerikës.
Informacionet e zbulimit kanë treguar gjithashtu se Grupi Wagner po merr furnizime me armë nga Koreja e Veriut, thotë Kirby. Sipas të dhënave të Pentagonit, dërgesa e parë nga Koreja e Veriut u bë në nëntor dhe kjo, shton zëdhënësi Kirby, është një shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb
Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë