LAJMI I FUNDIT:

Ana Hickmann për Victoria’s Secret

Ana Hickmann për Victoria’s Secret

Ana Lucia Hickmann është një modele gjermano-braziliane e lindur më 1 mars 1981, e cila ka punuar për Victoria's Secret, Nivea, L'Oreal, Clairol dhe Bloomingdales.

Ajo është shfaqur në versionin afrikan të Sports Illustrated Swimsuit Issue, dhe ka zbukuruar ballinat e Vogue, Marie Claire dhe Elle.

Aktualisht ajo distribuon linjat e saja të veshjeve dhe ato kozmetike, menaxhon një studio fotografike dhe një DJ-agjenci, dhe po ashtu është nikoqire e programit “Hoje em Dia” në televizionin brazilian, Rede Record.

Hickmann, e cila ka prejardhje gjermane, ka qenë në Librin e Rekordeve Guinness, si “modelja me këmbët më të gjata” (118 cm).


Ajo është renditur e 47-ta (2004) dhe e 85-ta (2005) në listën e 100 femrave më seksi të revistës Maxim.

Në shkurt të vitit 1998, Ana është martuar me ish-modelin Alexander Correa. /Telegrafi/