Zyrtare: Slaven Bilic është përzgjedhësi i ri i Kroacisë
Slaven Bilic është rikthyer në krye të Kombëtares së Kroacisë, pasi Federata Kroate e Futbollit (HNS) e ka emëruar zyrtarisht si përzgjedhës të ri të ekipit kombëtar.
Që nga largimi i Zlatko Dalicit, madje edhe më herët, Bilic ishte konsideruar kandidati kryesor për këtë post. Ai ishte pa angazhim prej dy vitesh, që nga largimi nga Al Fateh i Arabisë Saudite.
Ky do të jetë mandati i dytë i Bilicit në krye të Kroacisë. Ai e udhëhoqi kombëtaren nga viti 2006 deri në vitin 2012, periudhë gjatë së cilës e drejtoi ekipin në dy turne të mëdhenj, përfshirë Euro 2008, ku Kroacia arriti deri në çerekfinale.
Në kualifikimet për atë Kampionat Evropian, Kroacia regjistroi dy fitore të mëdha ndaj Anglisë, ndërsa gjatë mandatit të tij Bilić hodhi themelet e brezit të futbollistëve që më vonë fituan medaljen e argjendtë në Kupën e Botës 2018 në Rusi.
Paga dhe prezantimi
Sipas mediave kroate, ai pritet të përfitojë rreth një milion euro bruto në vit.
Siç njoftoi HNS, emërimi i Bilićit erdhi me propozimin e presidentit të Federatës, Marijan Kustic.
"Me propozimin e presidentit të HNS-së, Marijan Kustic, Komiteti Ekzekutiv i HNS-së emëroi unanimisht Slaven Bilicin si përzgjedhës të Kombëtares së Kroacisë. I urojmë shumë fat dhe suksese në detyrën e re", thuhet në komunikatën zyrtare të federatës.
At the proposal of HNS president Marijan Kustić, the HNS Executive Committee unanimously appointed Slaven Bilić as head coach of the #Croatia national team! 🤝
🇭🇷 We wish him the very best of luck and plenty of success!#Family#Vatreni ❤️🔥 pic.twitter.com/pNTshLo2b3
— HNS (@HNS_CFF) July 13, 2026
Fitues i medaljes së bronztë me Kroacinë si lojtar
I lindur më 11 shtator 1968 në Split, Bilic zhvilloi një karrierë të suksesshme si mbrojtës me Hajdukun, Karlsruherin, West Hamin dhe Evertonin.
Ai zhvilloi 44 ndeshje me fanellën e Kroacisë, shënoi tre gola dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Botës 1998 në Francë.
Karrierën si përzgjedhës e nisi te Hajduku në vitin 2001, ndërsa në vitin 2004 mori drejtimin e Kombëtares U21 të Kroacisë. Vetëm dy vjet më vonë u emërua përzgjedhës i ekipit të parë.
A new beginning: Slaven Bilić returns as the head coach of the #Croatia national team! 🔥
💬 "I have the complete confidence in our players, and it is my responsibility to bring energy, ambition, and determination to ensure that #Croatia remains among football's elite. I am… pic.twitter.com/wxLCLqgNHC
— HNS (@HNS_CFF) July 13, 2026
Karriera në nivel klubesh
Pas largimit nga Kroacia, Bilic drejtoi Lokomotiv Moskën dhe Besiktasin. Edhe pse nuk fitoi trofe, la përshtypje me rezultatet dhe lojën e skuadrave të tij.
Në Angli ishte në krye të West Ham United nga viti 2015 deri në vitin 2017, duke e kualifikuar klubin në Ligën e Evropës në sezonin e tij të parë. Më pas mori drejtimin e West Bromwich Albion, me të cilin siguroi rikthimin në Ligën Premier në vitin 2020.
Ai ka punuar gjithashtu te Beijing Guoan në Kinë, Al-Ittihad dhe Al Fateh në Arabinë Saudite, si dhe te Watford në Championship.
Ende pa trofe si trajner i klubeve
Pavarësisht më shumë se dy dekadave në pankinë, Bilić nuk ka fituar asnjë trofe në nivel klubesh. Arritja e tij më e madhe mbetet ngjitja në Ligën Premier me West Bromwich Albion.
Shumë analistë këtë e lidhin me faktin se gjatë karrierës së tij ai rrallëherë ka drejtuar klube që luftonin për tituj, por kryesisht skuadra që synonin kualifikimin në garat evropiane ose mbijetesën në kampionatet përkatëse.
Statistikat tregojnë se ai ka një mesatare prej rreth 1.6 pikësh për ndeshje gjatë gjithë karrierës së tij si trajner. /Telegrafi/


