Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Ryan Giggs është caktuar trajner i Uellsit

2018/01/RyanGiggs.jpg
177:"CAIRO, EGYPT - APRIL 05: Former footballer Ryan Giggs holds the UEFA champions league trophy during a tour on April 5, 2017 in Cairo, Egypt. (Photo by Getty Images/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, ka marrë drejtimin e përfaqësueses së Uellsit.

44-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Federatën e futbollit të vendit të tij.

(Foto: Twitter/Ryan Giggs)

Te përfaqësuesja, Giggs ka zënë vendin e Chris Coleman, i cili u largua në nëntor për të marrë drejtimin e Sunderlandit.

Në garë për postin e përzgjedhësit të Uellsit ishin edhe Osian Roberts, Craig Bellamy dhe Mark Bowen.

Mirëpo, legjenda e Djajve të Kuq ishte favorit për të marrë drejtimin e përfaqësueses dhe ashtu ndodhi.

(Foto: Getty Images)

"Jam shumë krenar që më është dhënë mundësia për ta drejtuar ekipin kombëtar".

"Sfidat që i kemi para nesh me Ligën e Kombeve dhe kualifikimin për 'Euro 2020', më entuziazmojnë shumë".

"Mezi pres të filloj të punoj me lojtarët për t'u përgatitur për këto ndeshje vendimtare që do të nisin më vonë gjatë vitit", ka deklaruar Giggs. /Telegrafi/