Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Romelu Lukaku kalon te Interi

2019/08/415169-873.jpg

Inter kanë nënshkruar zyrtarisht me sulmuesin belg, Romelu Lukaku nga Manchester United për një 75 milionë euro.

Lukaku ka hedhur nënshkrimin mbi letër në një kontratë pesë-vjeçare me Interin, ku flitet se do të fitojë 9 milion euro neto në sezon.

"Interi nuk është për të gjithë, kjo është arsyeja pse unë jam këtu", ka thënë ai në një video në llogarinë e klubit në Twitter.

Klubi ende nuk i ka publikuar shifrat e transferimit dhe mënyrën e pagesës.

Lukaku u bashkua te United nga Everton ku shënoi 41 gola në 98 paraqitje për Djajtë e Kuq, duke siguruar edhe 13 asistime.

Ai më parë ka luajtur edhe për Anderlecht, West Bromëich Albion dhe Everton. /Telegrafi/