Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Jetmir Topalli rikthehet te Ballkani pas gjashtë vitesh

Jetmir Topalli është rikthyer te Ballkani, duke u bërë pjesë e skuadrës nga Suhareka pas gjashtë vitesh të karrierës së zhvilluar jashtë Kosovës.

Sulmuesi ka nënshkruar kontratë me klubin dhe tashmë do ta veshë sërish fanellën e Ballkanit, aty ku e nisi një tjetër kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij.

Ballkani e ka zyrtarizuar rikthimin e Topallit përmes një komunikate, duke e cilësuar transferimin si një rikthim në shtëpi.

“Jetmir Topalli rikthehet në shtëpi”, ka shkruar klubi në njoftimin e tij.

Topalli rikthehet në Kosovë me përvojë të madhe të fituar gjatë gjashtë viteve të fundit në futbollin ndërkombëtar. Përvoja e tij pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën nga Suhareka.

Me këtë transferim, Ballkani dhe Topalli nisin një kapitull të ri së bashku, ndërsa sulmuesi do të synojë të japë kontributin e tij në objektivat e klubit.

“Mirë se u ktheve në shtëpi, Jetmir”, ishte mesazhi i Ballkanit për sulmuesin pas zyrtarizimit të rikthimit./Telegrafi/