Zyrtare: Egzon Sinani transferohet te Prishtina
Egzon Sinani është transferimi i radhës te Prishtina.
Qendërmbrojtësi llapjan është larguar nga Gjilani pas gjashtë muajve të kaluar aty dhe karrierën do ta vazhdoj te Prishtina.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit bardhekaltër që ka prezantuar afrimin e qendërmbrojtësit 29-vjeçar.
Sinani ka thënë se iu bashkua Prishtinës pasi është klubi më i trofeshëm kosovar.
Postimi i plotë nga FC Prishtina (pa ndërhyrje):Mirë se vjen Egzon SinaniQendërmbrojtësi me përvojë, Egzon Sinani, 29 vjeç, i lindur më 07.06.1994 në Podujevë, ish-futbollisti i Llapit, Ballkanit dhe së fundi Gjilanit, ka pranuar këmbëngulësinë e skuadrës që të jetë pjesë e jona duke iu bashkëngjitur skuadrës në Pogradec.“Prishtina është klubi më i trofeshëm, me kushtet më të mira dhe nuk e pata të vështirë të pranoja ofertën për t’u veshur “bardhekaltër”, pavarësisht se viteve të kaluara nuk ishin krijuar kushtet dhe rrethanat që më herët t’i bashkohesha skuadrës”.“Besoj shumë, se minimumi i minimumit të synimit do të jetë pjesëmarrja në garat ndërkombëtare. Por, duke e parë ekipin nga afër se çfarë disponon, jam i bindur që do të ndjekim edhe titullin"."Kemi grup jashtëzakonisht të mirë futbollistësh, por më së shumti më gëzon fakti që shumica e futbollistëve janë të rinj dhe po shoh shumë entuziazëm të madh në grup”, tha Sinani./Telegrafi/


