Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Besa merr Leotrim Bekteshin

2016/01/zyrtare-besa-merr-leotrim-bekteshin_hd.jpg

Akordi është 1-vjeçar, ndërsa lajmin për gazetën e ka konfirmuar zyrtari i Besës, Shkumbin Gashi.

“Sot e kemi përfunduar marrëveshjen me Bekteshin, i cili do të jetë te Besa për një vit. Këtë javë do t’i kryejmë të gjitha përforcimet”, deklaroi Gashi për GazetaOlle.com.

Ju kujtojmë që Bekteshi në edicionet e fundit ka qenë shtyllë e mbrojtjes së 89-shit, andaj një goditje e tillë shihet si përforcim i madh i skuadrës nga “Shahin Haxhiislami”.