Zinedine Zidane e ka të qartë se vetëm një ofertë mund të bëjë që ai të rikthehet sërish në stol
28/12/2024
Zinedine Zidane është i përgatitur që të presë për ofertën e duhur në vitin 2025 para se të bëjë rikthimin e tij në stol. Ish-trajneri i ‘Los Blancos’ ka mbetur në Madrid pas dy periudhave të suksesshme në krye të gjigantit spanjoll, por ka qenë i papunë që nga maji i vitit 2021.Zidane ka qenë i lidhur rregullisht me një rikthim për herë të tretë tek Real Madridi, por tekniku francez i ka rezistuar të gjitha ofertave dhe pritet ta bëjë këtë sërish në 2025.Përkundër faktit se Carlo Ancelotti është nën një presion të madh për shkak të fillimit të luhatshëm në sezonin 2024/2025, Zidane nuk po e konsideron mundësinë që ta zëvendësojë italianin.


