Please enter at least 3 characters.

Zgjedhjet e parakohshme, ndryshohet një qendër e votimit në Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se Qendra e Votimit 1905, e cila deri tani ka qenë në objektin e SHFMU “Shtjefën Gjeçovi”, bartet në ish objektin e gjimnazit “Xhevdet Doda”, rr. “Xhevdet Doda” – Prishtinë.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes zyrtare të “Kryeqyteti Prishtina”.

"Lusim qytetarët që i përkasin kësaj qendre të votimit të informohen me kohë për lokacionin e ri të votimit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, më 7 qershor 2026. Për më shumë informata, skanoni kodin QR në njoftim ose vizitoni platformën zyrtare të KQZ-së", thuhet në njoftim. /Telegrafi/