Please enter at least 3 characters.

Zelensky premton se Donbasi do të jetë "përsëri ukrainas"

2022/05/7c11e0d4-32ae-407f-a005-b5b3ad960011-e1653718997477.jpeg
522:"The aftermath of a Russian air strike against a factory in Bakhmut, Donbass, Ukraine on Friday May 27, 2022. The Russian invasion of Ukraine by order of Vladimir Putin in February 2022 produced large displacements of people and a great reaction from public opinion and political forces around the world. Although many call it the third world war, experts say that this armed conflict (which has already caused more than 75,000 fatalities on both sides) is a new "cold war". (Photo by Andoni Lubaki/Sipa USA)No Use Germany.
32:"Andoni Lubaki/Sipa USA via Reute

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka premtuar se Donbasi do të jetë "përsëri ukrainas", edhe pse forcat ruse vazhdojnë të bëjnë përparime në rajonin juglindor.

Duke folur gjatë fjalimit të tij të natës të premten, Zelensky e quajti situatën aktuale në Donbas "shumë të vështirë", duke iu referuar rritjes së fuqisë së zjarrit dhe fuqisë ushtarake nga Rusia në rajon, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

"Kjo është arsyeja pse ne duhet të rrisim mbrojtjen tonë, të rrisim rezistencën tonë dhe Donbasi do të jetë përsëri ukrainas. Edhe nëse Rusia do të sjellë të gjitha vuajtjet dhe rrënimet në Donbas, ne do të rindërtojmë çdo qytet, çdo komunitet", theksoi Zelensky.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së pohoi gjatë një konference për shtyp të premten se Rusia po vazhdon të bëjë "përparime në rritje" në Donbas.

E Ukraina vazhdon t'u bëjë thirrje partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Mbretërisë së Bashkuar, që t'i sigurojnë asaj sisteme të shumta raketash për t’iu kundërvënë ofensivës ruse.

Ndërsa pranoi kërkesën e Ukrainës, sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, theksoi gjatë konferencës së së premtes se "vendimet... nuk janë marrë ende". /Telegrafi/