Ylli i Man Utd do të largohet në janar – tri klube angleze kanë vendosur ofertat në tavolinë
Një lojtar i Manchester United pritet të largohet në janar, ku tashmë tri klube nga Liga Premier thuhet se janë të interesuara për transferimin e tij. Ruben Amorim pritet që ta përjetojë afatin e parë kalimtar me Manchester United, pasi të hapet afati kalimtar i janarit.Por, para hapjes së këtij afati, një lojtar tashmë thuhet se është afër largimit nga ‘Old Trafford’.Sipas një raportimi nga CaughtOffside, Victor Lindelof mund të largohet muajin e ardhshëm teksa suedezi ka oferta nga Newcastle United, West Ham dhe Everton.30-vjeçari gjithashtu ka oferta edhe jashtë Anglisë, ku në Itali besohet se Milan, Inter, Juventus, Lazio dhe Fiorentina, që të gjitha po ndjekin nga afër situatën e tij.
Sidoqoftë, ekziston edhe një mundësi që ai të largohet nga janari për një shumë modeste të parave.Kjo pasi Unitedi do të kërkonte rreth 6 ose 7 milionë euro për ta lënë atë të largohet qysh në afatin kalimtar dimëror./Telegrafi/


