Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin
Sulmuesi brazilian Raphinha u "rrëmbye" nga emocionet këtë të shtunë kur foli për mënyrën sesi djali i tij e ka ndihmuar të kapërcejë "problemet personale dhe profesionale" që e bënë atë të mendojë të heqë dorë dhe të pensionohet nga futbolli. Gael, fëmija i parë i tij , lindi në maj 2023, me sulmuesin 27-vjeçar që tashmë luante për Barçën, ku u transferua në verën e vitit 2022 nga Leeds."Epo, kohët e fundit kam menduar të lë gjithçka për shkak të problemeve personale dhe profesionale. Kam menduar të heq dorë, të largohem nga futbolli, sepse kam pasur nevojë të kaloj disa probleme mendore, vështirësi dhe sulme nga mediat dhe tifozët", ka thënë fillimisht Raphinha.Raphinha doli para gazetarëve në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është duke qëndruar me ekipin kombëtar të Brazilit para Copa America, e cila fillon më datë 20 qershor.


