Xhuli Nura tregon se ka pësuar aksident me makinë - publikon pamjet
Modelja e njohur, Xhuli Nura, ka bërë të ditur se ka përjetuar një aksident trafiku gjatë udhëtimit të saj nga Kosova drejt Zvicrës, për arsye biznesi.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Nura ka treguar se aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe se, për fat të mirë, ka shpëtuar pa lëndime.
“Më është bërë jeta bajat, thashë hajt të shkoj në dynja tjetër. Shkova deri lart te Zoti, veç më tha ‘jo Xhul, s’i ke renet akoma me ardh në këtë dynja pa i fut pitet në treg’. Ja në 5 të mëngjesit, një ndeshje goxha fatale, por me rëndësi makina po ec, Xhulit asnjë shenjë nuk më ka lënë", tha ajo.
Modelja tregoi gjithashtu se gjatë rrugëtimit ka pasur vështirësi edhe në kalimin e kufirit serb.
“Jam nisur dje mbrëmje për Zvicër, sa arrita. I rashë ka Serbia, sa idiota janë serbët. Dy orë më mbajtën duke hyrë dhe dy orë duke dalë, duhet me verifiku diçka. Më thanë a ke ndonjë pasaportë tjetër, u thashë jo, vetëm të Finlandës", shtoi tutje.
Në fund, Nura u shpreh se pavarësisht situatës së vështirë që kaloi, është mirë dhe po përpiqet ta marrë me humor ngjarjen.
“Pas asaj që më ndodhi në Slloveni, unë vetëm do të kërcej, do të qesh. Çfarë tmerri ka qenë", përfundoi mes tjerash. /Telegrafi/


