Please enter at least 3 characters.

Xherdan Shaqiri realizon golin e dytë në MLS, por Chicago pëson humbje nga Orlando

2023/07/Xherdan-Shaqiri-3.png

Xherdan Shaqiri ka vazhduar me formë të mirë personale në elitën e futbollit amerikan MLS.

Sulmuesi kosovar me pasaportë zvicerane ka realizuar golin e dytë këtë edicion, në humbjen që Chicago Fire e pësoi 3-1 në udhëtim te Orlando City.

Shaqiri e nisi ndeshjen si titullar, por skuadra e tij nuk arriti t'i shmanget humbjes në këtë sfidë.

Ishte minuta e 66-të e ndeshjes, kur sulmuesi gjilanas realizoi nga penalltia për ta ngushtuar epërsinë në 2-1.

Për 31-vjeçarin ky ishte goli i dytë këtë edicion në MLS, teksa ka bërë edhe tre asistime.

Chicago Fire pas 20 ndeshjeve në kampionat, ndodhet në pozitën e 13-të në Konferencën e Lindjes me 23 pikë. /Telegrafi/