Please enter at least 3 characters.

Xhemaili: Jam i lumtur te Bologna, por ende s'kam vendosur asgjë

2017/04/GettyImages-655204430-e1491308804678.jpg
290:"BOLOGNA, ITALY - MARCH 19: Blerim Dzemaili # 31 of Bologna FC celebrates after scoring his team's third goal during the Serie A match between Bologna FC and AC ChievoVerona at Stadio Renato Dall'Ara on March 19, 2017 in Bologna, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Bolognas, Blerim Xhemaili, ka folur rreth të ardhmes së tij te klubi italian.

Shqiptari gjatë një eventi në Milano të organizuar nga 'Never Give Up Onlus' ka thënë se është shumë i lumtur te Rossoblu dhe se ende nuk e di se çfarë do të vendos.

“Jam i lumtur me shokët e mi, jemi një skuadër e talentuar dhe duhet të punojmë për të treguar kualitetet tona. E përsëris, jam shumë i lumtur”.

“Montreal? Nuk e di nëse do të largohem para përfundimit të sezonit, jam në dispozicion të presidentit. Jam i vendosur të bëjë këtë, të shohim si do ec”.

"Donadoni? Ai është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur ndonjëherë. Gjëja më e rëndësishme është që ka një projekt”.

“Kupa e Italisë? Shpresoj që Napoli të ec para edhe pse Juventusi ka një mbrojtje të fortë. Pjesa e parë do të jetë vendimtare, Napoli duhet të përpiqen të shënojë menjëherë”, ka thënë Xhemaili. /Telegrafi/