Please enter at least 3 characters.

Xabi Alonso dërgon mesazh të qartë: Chelsea do të jetë gati për startin e Ligës Premier

Xabi Alonso pranon se Chelsea nuk është aty ku dëshiron të jetë në këtë fazë të parasezonit, por ai është i bindur se ata do të jenë aty për fillimin e sezonit të Ligës Premier pas dy javësh e gjysmë.

Trajneri i Chelseat është shprehur optimist për gjendjen e skuadrës së tij para fillimit të sezonit të ri në Ligën Premier.

Edhe pse pranon se "Blutë" nuk kanë arritur ende nivelin që ai synon gjatë fazës përgatitore, tekniku spanjoll beson se ekipi do të jetë plotësisht i gatshëm kur të nisë sezoni i ri dhe se do të luftojë për objektiva të mëdhenj.

"Ne duam të kemi një sezon të mirë”, ka thënë fillimisht Alonso në një konferencë për shtyp në Hong Kong.

“Le të shohim se ku do të jemi në maj, por sigurisht që duam të kemi ndjesinë se jemi konkurrues dhe se meritojmë të luftojmë për gjëra të rëndësishme gjatë sezonit. Koha do ta tregojë, por ky është qëllimi ynë”.

“Kam besim, motivim dhe një ndjenjë të mirë me ekipin, me lojtarët, për atë që duam të arrijmë, kështu që kur të fillojmë në Ligën Premier, të ndihemi gati”.

“Sigurisht, me lojtarët që kemi tani dhe të tjerët që do të bashkohen [me stërvitjen në Cobham] - me të cilët do të doja të kaloja më shumë kohë, por është ajo që është - ndjenja është se do të fillojmë në një mënyrë të mirë”, përfundoi trajneri i Bluve. /Telegrafi/