Please enter at least 3 characters.

Williams turpëroi Piquen gjatë një dueli - driblimi i sulmuesit dhe ndërhyrja e mbrojtësit bëhen hit në rrjetet sociale

2020/02/williams-vs-pique.jpg

Inaki Williams ‘shkatërroi’ absolutisht mbrojtësin Gerard Pique në një duel “një me një” gjatë fitores befasuese të Athletic Bilbao ndaj Barcelona.

Barcelona u eliminua nga Copa del Rey pasi humbi në minutat shtesë nga Bilbao me rezultat 1-0 në takimin e vlefshëm për çerekfinale.

Gjigantët katalunas pranuan një gol të vonshëm, i cili u duk në pamje të parë se ishte i shënuar nga sulmuesi Williams, por doli të ishte autogol nga Sergio Busquets.

Megjithatë, sulmuesi i talentuar i Bilbaos, Williams, arriti të lë shenj duke dhuruar një driblim të bukur ndaj Piques.

Williams pranoi një top në gjysmë të fushës dhe fare afër vijës anësore, por me anë të shpejtësisë së tij arriti ta dribloj dhe ta lë pas mbrojtësin spanjoll.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 72-të të ndeshjes dhe Pique u detyrua ta ndalte sulmuesin vetëm me një ndërhyrje duke e rrezuar pasi ia tërhoqi fanellën.

Është e panevojshme ndoshta të thuhet, por ky moment ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/