West incizon këngë me Flowers
15/04/2009
West ka njoftuar se Flowers dhe aktori/rokeri Jared Leto kishin shkuar në studion e tij për të dëgjuar incizimet e fundit, ndërsa reperi kishte vendosur të nxirrte diçka më shumë nga kjo vizitë.
“Isha duke punuar në një këngë kur erdhën Jared dhe Brandon. Unë ua tregova disa tinguj të ri, ndërkohë Brandon filloi të bënte muzikë në piano, ndërsa unë këndoja në mikrofon. Dhe në fund doli një incizim shumë i bukur”, ka treguar West.


