Please enter at least 3 characters.

Werderi paralajmëron kundërshtarin e radhës se Rashica mund t’i shënojë gol

2020/10/GettyImages-1025826488.0.jpg

Milot Rashica pritet të luaj sot për Werder Bremenin ndaj Eintracht Frankfurtit.

Sulmuesi kosovar është rikthyer nga lëndimi dhe luajti 24 minuta në barazim ndaj Freiburgut në udhëtim 1-1.

Por ai nuk u paraqit për asnjë minutë në kuadër të xhiros së pestë ku Werder luajti baras 1-1 ndaj Hoffenheim.

Megjithatë reprezentuesi kosovar duket se ka lënë mbrapa lëndimin dhe do të luaj në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurt.

Së paku kështu ka lënë të nënkuptohet faqja zyrtare e Bremenit në Facebook, që ka postuar një foto të Rashicës.

Klubi gjerman ka bërë me dije se Rashica ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e fundit ndaj Frankfurt dhe shpresojnë që të njëjtën gjë ta bëjë edhe sot.

“Milot Rashica ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e tij të fundit kundër Eintracht Frankfurt. Duke shpresuar se ai mund të bëjë një tjetër sot”, shkruan faqja zyrtare e Werderit.

Frankfurt do të jetë nikoqir i Werderit në kuadër të xhiros së gjashtë në Bundesliga, ndeshje që luhet nga ora 15:30.

Rashica është në kërkim të golit të parë në Bundesliga, pasi ai ka humbur katër sfida këtë edicion shkaku i lëndimit. /Telegrafi/