Please enter at least 3 characters.

Vrasje në tentativë në Gjakovë, theret me thikë një person

2024/05/auto_auto_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-116117659801611934876-696x392-1.jpg

Një person është therur me thikë sot në orët e paradites në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 10:25 viktima mashkull i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar nga i dyshuari po ashtu i moshës madhore (dyshohet me mjet të mprehtë) në rrugën ‘Yll Morina’ në Gjakovë”, tha Elezaj.

Ai tutje tha se Policia menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç'rast edhe është arrestuar një i dyshuar.

Me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast "vrasje në tentativë". /Telegrafi/