Please enter at least 3 characters.

Vranësira, shi dhe mjegull

2019/01/Moti-me-shi-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg
14:"Ridvan Slivova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.

IHK njofton se në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s. /Telegrafi/