Please enter at least 3 characters.

Vozitësi i Teuta Arifit lirohet nga burgu

2016/10/Teuta-Arifi-ne-perurimin-e-ujit-ne-Tetove.jpg

A.B, më 13 tetor njësiti special Alfa e arrestuan dhe menjëherë e dërguan në burgun e Idrizovës, për të vuajtur dënimin me 5 vite burg. Por vetëm pas 15 ditëve Bejtullai e lëshoi burgun me vendim të Gjykatës së Lartë e cila e anuloi vendimin dhe vendosi të kthejë çështjen për gjykim nga fillimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I njejti nga burgu doli me urdhër të Gjykatës së Tetovës, ndërsa përderisa ishte në burg Gjykata e Lartë vendosi që gjykimet mbi tre vjet në Gjykatën Themelore dhe gjykimet mbi dy vjet e gjysmë në Gjykatën e Apelit të kthehen prej fillimi për gjykim.

Në një deklaratë të gjykatësve, ata thanë se dëshmitarët e kanë njohur të njejtin vetëm në qëndrim dhe lartësi, por fytyrën nuk ia kanë parë.

Ai ka qenë i akuzuar për udhëheqje të një grupi rrëmbyesish./Telegrafi/