Vozitën pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit, ndalohen dhjetë shoferë
MPB Maqedoni njofton se janë arrestuar dhjetë shoferë drejtim të pakujdesshëm të automjeteve, pesë prej të cilëve kanë qenë pa leje drejtimi (dy të mitur), katër duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit dhe një duke drejtuar në drejtim të ndaluar.
"Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, oficerët e policisë arrestuan 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm, pesë duke drejtuar pa leje drejtimi (dy të mitur), katër duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit dhe një duke drejtuar në drejtim të ndaluar".
"Dy shoferë në Tetovë (një i mitur) dhe nga një në Negotinë, Manastir dhe Prilep (i mitur) po drejtonin automjet pa leje drejtimi. Nga një shofer në Shkup, Kavadar, Ohër dhe Kërçovë po drejtonte nën ndikimin e alkoolit. Ndërsa një shofer në Manastir po drejtonte në drejtim të ndaluar. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse".
"U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa provim të kaluar drejtimi ose nëse u është dhënë ndalim drejtimi ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të kontribuojmë të gjithë së bashku për një trafik më të sigurt", thonë nga MPB.


