Voton kreu i PDK-së, fton qytetarët në pjesëmarrje masive
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë në Zgjedhjet Lokale në Kosovë.
Ai ka thënë se të gjithë qytetarët duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, në mënyrë që të vendosin për katër vitet e ardhshme.
“Pas një procesi shumë të mirë që kishim në raundin e parë, sot në raundin e dytë në shumicën e komunave, i ftoj qytetarët që të dalin dhe të votojnë dhe t’u japin drejtim komunave për katër vitet e ardhshme, aty ku jetojnë”, ka thënë Krasniqi – raporton Telegrafi.
“Është një ditë e mirë për komunat, është një ditë e mirë për Kosovën, andaj qytetarët duhet të dalin dhe të votojnë”.
“Është obligim i të gjithë që ta thonë me votën e tyre se cili është vullneti i tyre dhe në fund të festojnë”, shtoi më tej kreu i PDK-së.
Kujtojmë se Komisioni Qendror Zgjedhor në ora 11:30 do të bëjë përditësimin e të dhënave se sa qytetarë kanë votuar deri në ora 11:00, derisa në pjesëmarrje në 18 komuna që kanë shkuar në balotazh të drejt vote kanë mbi 1.3 milion qytetarë. /Telegrafi/


