Please enter at least 3 characters.

Vokrri: Rivaliteti mes nesh dhe Azerbajxhanit, trajneri vendoset gjatë muajit shkurt

2017/12/FadilVokrri1.jpg

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka komentuar shortin e Përfaqësueses së Kosovës në Ligën e Kombeve.

Ai ka thënë se beson te kalimi i grupit, ndërsa për trajnerin tha se do vendoset brenda 30 ditësh.

"Trajneri? Së pari duhet të flasim për grupin, nuk ka asgjë të konfirmuar, vetëm situata hipotetike. Sa i përket trajnerit do vendosim brena muajit shkurt. Ka kandidat, kanë mbetur për t'u studiuar disa detaje".

"Mendoj se Azerbajxhani është më i miri, por ne do të bëjmë çmos dhe mendoj se jemi ma kualitativ se Malta dhe Ishujt Faroe".

"Mendoj se asnjë ndeshje nuk është e lehtë, por nëse shikojmë kualitetet te gjitha ekipeve, duhet të jetë rivaliteti mes nesh dhe Azerbajxhanit për vendin e parë ".

"Duhet të përgatitemi dhe objektivi duhet të jetë vetëm vendi i parë", ka thënë Vokrri për SuperSport Kosova. /Telegrafi/