Please enter at least 3 characters.

Vlera e vërtetë e Haalandit bëhet publike - Dortmundi njofton se norvegjezi nuk largohet nën 100 milionë euro

2020/11/haaland.png

Borussia Dortundi ka njoftuar se Erling Haaland vlen plotë 100 milionë euro.

Skuadra gjermane, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, nuk do të lejojë largimin e sulmuesit norvegjez nën atë shumë.

Derisa ishte raportuar se klauzola e Haalandit ishte 80 milionë euro, 'Milionerët' kanë bërë të ditur se vlera e tij e vërtetë është 100 milionë.

Sipas mediumit spanjoll, vlera e lojtari është aktualisht 80 milionë, mirëpo në 20 milionë eurot e tjerë përfiton, agjenti i lojtarit Mino Raiola dhe Alfe Inge (babai i lojtarit).

Kjo shumë do të ndahet në shuma të barabarta, derisa Dortmundi fiton vetëm 80 milion nga shitja e kartonit të Haaland.

Kujtojmë se skuadra gjermane e transferoi sulmuesin nga Red Bull Salzburug në janar për shumën e 25 milionë eurove. /Telegrafi/