Please enter at least 3 characters.

Vjen reagimi i Deontay Wilder pas humbjes së Anthony Joshuas

2019/05/WildeerDeontay-2.jpg
224:"NEW YORK, NEW YORK - MAY 18: Deontay Wilder looks on before facing Dominic Breazeale during their bout for Wilder's WBC heavyweight title at Barclays Center on May 18, 2019 in New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Dhe nuk mund të mungonte reagimi i Deontay Wilder, pasi Anthony Joshua pësoi humbje të papritur nga Andy Ruiz Jr. duke i humbur titujt e tij WBA, WBO dhe IBF.

Boksieri britanik, tashmë ish-kampioni i unifikuar, u rrëzua katër herë duke regjistruar humbjen e parë në karrierë që i kushtoi me tituj.

Në ndërkohë, kampioni i pamposhtur i WBC-së, i cili është konsideruar njëherësh si rivali i tij më i madh, ka bërë një publikim në Twitter.

"Ai nuk ka qenë kampioni i vërtetë. E gjithë karriera e tij është bazuar në gënjeshtra, kundërthënie dhe dhurata".

"Fakte dhe tash e dimë se kush ikte nga kush!", ka shkruar Wilder.

Tani janë kalkuluar edhe fitimet e para të mundshme, Joshua ka fituar një mal me pare përkundër se humbi, por as Ruiz nuk mbeti keq nga ana financiare prej këtij dueli, detajet dhe shifrat. /Telegrafi/

Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)