Please enter at least 3 characters.

Vjen në jetë fëmija i reperit të ndjerë XXXTentacion, shtatë muaj pas vrasjes së tij

2019/01/XXXTentacionlarge.jpg
451:"MIAMI, FL - DECEMBER 15: (EDITOR'S NOTE: Best quality available) In this handout provided by the Miami Dade County Corrections, Rapper XXXTentacion, also known as Jahseh Dwayne Onfroy poses for his mugshot after being charged with seven new felonies stemming from a 2016 domestic violence case on December 15, 2017 in Miami, Florida. The new charges are for witness tampering and harassment. (Photo by Miami Dade County Corrections via Getty Images)
12:"Getty Images

Jenesis Sanchez, e dashura XXXTentacion, ka sjellë në jetë fëmijën e tij, shtatë muaj pas vdekjes së reperit.

Fëmija është djalë dhe është pagëzuar Gekyume Onfroy – një emër i zgjedhur nga reperi para vdekjes së tij.

"Me gëzim ju njoftojmë se foshnja dhe nëna janë të shëndetshëm. Emri i Gekyumes rrjedh nga një fjalë që X e kishte krijuar para vdekjes së tij që e ka kuptimin 'një gjendje tjetër' mendore ose universi 'i ardhshëm' i të menduarit".

"XXXTentacion e ka zgjedhur posaçërisht këtë emër për djalin e tij; familja e tij është e nderuar ta plotësojë dëshirën e tij dhe t'ia shprehë fëmijës Gekyume me dashuri", thuhet në një kumtesë për media të familjes së reperit.

Një postim është bërë edhe në InstaStoryn e muzikantit nga stafi i tij - një fotografi me mbishkrimin "Yume zyrtarisht ka ardhur".

(Foto: Instagram/ xxxtentacion)

Jahseh Dwayne Ricardo Onfroy (emri i vërtetë i XXXTentacion) vdiq në qershor të vitit të kaluar në moshë 20 vjeçare. Ai u gjuajt me disa plumba në qarkun Broward të Floridës.

Katër persona janë arrestuar dhe janë akuzuar për vrasje të shkallës së parë dhe grabitje me armë zjarri. /Telegrafi/

(Foto: Jason Koerner/Getty Images/Guliver)