Vittoria Ceretti kopjon stilin ikonik të flokëve të Leonardo DiCaprio-s në vitet e 90-ta
Vittoria Ceretti ka surprizuar fansat me një transformim të papritur në pamje, duke rikthyer një prej modeleve më ikonike të flokëve të Leonardo DiCaprio-s nga vitet e 90-ta.
Modelja italiane 28-vjeçare, e cila është në lidhje me aktorin prej vitit 2023, ndau në Instagram disa fotografi ku shfaqej me një paruke të shkurtër bionde dhe balluke që i binin mbi ballë.
Pamjet duket se janë realizuar gjatë prapaskenave të setit fotografik për kopertinën e Vogue Italia të muajit gusht, shkruan DailyMail.
Ceretti pozoi para pasqyrës me dukjen e re, të cilin e kompletoi me grim në nuanca të ngrohta dhe buzë më të theksuara.
Pamja tërhoqi vëmendjen për ngjashmërinë me stilin që DiCaprio mbante në kulmin e famës së tij gjatë viteve e 90-ta.
Modelja ndau gjithashtu fotografi të tjera nga seti, ku shfaqej me paruke të ndryshme, përfshirë një model brune me balluke dhe vetulla të zbardhura.
Në një tjetër pamje, ajo u shfaq me paruken bionde dhe një bluzë transparente të kuqe.
Ceretti dhe DiCaprio kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes gjatë pushimeve të tyre në Formentera, ku u fotografuan së bashku me miq të afërt.
Transformimi i fundit i modeles vjen ndërsa ajo vijon angazhimet e saj në botën e modës. /Telegrafi/


