Vihet nën kontroll zjarri në Berovë
06/09/2025
Zjarri i madh pyjor që kërcënoi rajonin e Berovës mbrëmë është vënë nën kontroll.
Ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve dhe "Pyjet Kombëtare" qëndruan në terren gjatë gjithë natës me qëllim shuarjen e plotë të zjarrit, informoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.
"Nëse zjarri vazhdon nesër, do të përfshihet një helikopter ushtarak dhe një policor, si dhe dy avionë 'air traktor', thanë dje nga DMSH.
"Tre automjete Pinzgauer janë gjithashtu në gatishmëri, dhe makineri shtesë nëse është e nevojshme", tha Angelov mbrëmë.
Zjarri shpërtheu në zonën Garvanovo Andak, prandaj Komuna e Berovës u bëri thirrje qytetarëve përmes rrjeteve sociale më herët gjatë natës që të ndihmojnë në shuarjen e tij.


