Please enter at least 3 characters.

Vidhet kasaforta me para në një xhami në Rahovec

2021/10/minarja4-1.jpg
36:"????????????????????????????????????
6:"Picasa

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e shtunë në Rahovec.

Policia bën të ditur se vjedhja ka ndodhur brenda një xhamie, ku persona të panjohur kanë vjedhur një kasafortë me para.

"Rahovec 16.10.2021 - 02:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë Xhamisë dhe kanë vjedhur një kasafortë me para. Rasti është duke u hetuar", thuhet në njoftim. /Telegrafi/