Vetëvendosje zgjedh sot kryetarin e saj për Prishtinë
14/07/2018
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur sot votimin për kryetarin e ri të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Prishtinës.
Votën e tij e ka dhënë edhe deputeti Rexhep Selimi, i cili ka shkruar në facebook se Lëvizja Vetëvendosje po organizohet edhe më mirë.
Postimi i Selimit:“Prishtinë - Kodra e Diellit,14 KorrikNë kuadër të zgjedhjeve të pjesërishme të brëndshme, votova për kryetarin e ri të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Prishtinës.
Lëvizja Vetëvendosje po organizohet edhe më mirë, po rritet edhe më shumë dhe po forcohet përditë!I uroj Qëndres së LV-së në Prishtinë dhe i përgëzoj aktivistët dhe Komisionin Zgjedhor për organizimin e zgjedhjeve. Ndërsa kryetarit që do të zgjedhet sot i uroj suksese”, ka shkruar Selimi. /Telegrafi/


