Please enter at least 3 characters.

Vetëm për simbolikë - Bidenit, Blinkenit dhe Burnsit u ndalohet hyrja në Rusi

2022/05/210914164851-biden-blinken-austin-restricted-super-tease.jpg
505:"U.S. President Joe Biden speaks as Antony Blinken, U.S. secretary of state, left, and Lloyd Austin, U.S. secretary of defense, right, listen during a cabinet meeting at the White House in Washington, D.C., U.S., on Tuesday, July 20, 2021. Biden administration officials say they're starting to see signs of relief for the global semiconductor supply shortage, including commitments from manufacturers to make more automotive-grade chips for car companies. Photographer: Al Drago/Bloomberg via Getty Images
9:"Bloomberg

Rusia ka thënë se ua ndaluar 963 shtetasve amerikanë të hyjnë në vend, duke përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden dhe Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken.

Përveç tyre, në Rusi i ndalohet hyrja edhe kreut të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, raporton skynews.

Ministria e Jashtme njoftoi se masa ishte një përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë dhe paralajmëroi se "veprimet armiqësore" do të vazhdojnë të marrin një "përgjigje të duhur".

“Rusia nuk kërkon konfrontim dhe është e hapur për dialog të ndershëm me respekt të ndërsjellë, duke ndarë popullin amerikan, që e respekton atë, nga autoritetet amerikane, të cilat inkurajojnë rusofobinë”, shkruan në deklaratën e ministrisë.

Ndalimi i hyrjes ka vetëm një kuptim simbolik, por nënkupton përkeqësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis Rusisë nga njëra anë dhe Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj nga ana tjetër që nga fillimi i sulmit ndaj Ukrainës më 24 shkurt. /Telegrafi/