Please enter at least 3 characters.

Vetëdorëzohet në Polici personi që goditi për vdekje 7-vjeçaren në Skenderaj

2020/07/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1-1200x630-1.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është vetëdorëzuar në Polici personi që goditi për vdekje 7-vjeçaren në Skenderaj.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se pas një kohe i dyshuari është vetë paraqitur në stacion policor, ku me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve.

“Skenderaj 23.08.2020-19:10. Raportohet se i dyshuar mashkull kosovar derisa ka drejtuar veturën, ka goditur këmbësoren-viktimën femër kosovare e mitur dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ishte dërguar në Emergjencën e Skenderajt ku mjeku kujdestar ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Pas një kohe i dyshuari është vetë paraqitur në stacion policor, ku me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në raport. /Telegrafi/