Please enter at least 3 characters.

Veseli takoi ambasadorët e Quintit dhe shefen e zyrës së BE-së në Kosovë (Foto)

2018/01/2018_01_16_Kryetari-Veseli-takoi-ambasadorët-e-vendeve-të-Quintit-dhe-shefen-e-zyrës-së-BE-së-në-Kosovë-1.jpg
13:"Petrit Prenaj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takime të ndara, Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, si dhe Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

"Veseli ka diskutuar me Ambasadorët e Quintit për agjendën e Kuvendit të Kosovës për këtë vit, si dhe për proceset me interes nacional, në veçanti për integrimet euroatlantike të vendit. Ai ka falënderuar Ambasadorët për mbështetjen që shtetet e tyre i kanë dhënë dhe po i japin Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin për media.

Kryeparlamentari Veseli edhe një herë ka shprehur qëndrimin e tij se për procese të rëndësishme për vendin, shteti i Kosovës do të ketë koordinim të plotë me partnerët perëndimorë. /Telegrafi/